SKY ECC që “fundosi” zyrtarë policie, ministri Balla miraton urdhrin

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka miratuar urdhrin që i detyron uniformat blu të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet “SKY” apo “Encro Chat”, që njihen edhe si aplikacione të përdorura gjerësisht nga anëtarë të krimit të organizuar.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe ata të Gardës së Republikës do të duhet të plotësojnë një formular përkatës, ku të vetëdeklarojnë nëse kanë përdorur apo jo këto aplikacione.

Formulari i Vetëdeklarimit po u shpërndahet për plotësim, strukturave të mësipërme dhe do të shërbejë si bazë për nisjen e verifikimeve.

Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.

Lajme të tjera |  Pasi protestoi kundër mbylljes së TikTok, Berisha: Mbyllja e Zërit të Amerikës, nuk është censurë! Ishte propagandë e tepërt

“Ministria e Brendshme është e vendosur për të çuar para përgjegjësisë ata punonjës të strukturave që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe grupet kriminale”, ka deklaruar ministri Balla.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us