“S’mundem të shkruaj as 1% të asaj që meritoje”, Ingrit Gjoni rrëqeth me dedikimin për motrën

Këngëtarja Ingrit Gjoni, ka reaguar për herë të parë për humbjen e të motrës në moshë të re, Ildës. Me një postim prekës në rrjetet sociale, Ingrit Gjoni shkruan se ky ka qenë reagimi më i vështirë në jetën e saj, ndërsa njofton se përcjellja e Ildës për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme.

48-vjeçarja u nda nga jeta ditën e Krishtlindjes, pasi dyshohet se vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo ishte nëna e tre fëmijëve, mes tyre dhe e aktores Ana Lika.

Në postimin plot dhimbje, këngëtarja falenderon të gjithë njerëzit që kanë qëndruar pranë familjes në këto ditë tejet të vështira.

Postimi i Ingrit Gjonit:

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 11 Nentor,ja cfare kane rezervuar yjet per ju

Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh.

Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur.

Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjët dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu.

Faleminderit të gjithëve ju për dashurinë dhe kujdesin e treguar ndaj nesh. Zoti ua shpërbleftë me të mira! Përcjellja e fundit dhe homazhet do të bëhen më 29 dhjetor nga shtëpia funerale “Parajsa”, ora 14:00, në Sharrë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us