Sondazhi: Nëse zgjedhjet parlamentare mbahen sot, Rama merr mandatin e katërt! Berisha e Meta sërish në rënie

Nëse zgjedhjet parlamentare, do të mbahen sot më 20 dhjetor, Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt. Sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv, në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 37% e qytetarëve do të votonin për Partinë Socialiste, shifër kjo në rritje krahasuar me një muaj më parë që ishte 35.5% (nëntor).

PD e Berishës sërish pëson rënie, ndërsa Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka pësuar rritje. Qytetarët të pyetur se cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, 16.2% kanë thënë PD e Berishës, e cila pëson një rënie me 1.9% krahasuar me muajin nëntor.

Ndërsa 5.1% e qytetarëve të pyetur kanë thënë PD e Bashës, e cila pëson një rritje të lehtë me 0.4% krahasuar me muajin nëntor. Partia e Lirisë sërish ka rënie. Vetëm 2.2 e qytetarëve të pyetur do të votonin për PL-në. Në muajin nëntor ishin 3.2%. Ndërkohë parti tjetër do të votonin 5.1%.

Lajme të tjera |  Mediat greke shkruajnë për “Shtetin Bektashi”: Përfitime personale politike dhe biznes fitimprurës, plani i Edi Ramës mund të sjellë zemërimin e Turqisë

Sipas të dhënave të sondazhit ka pasur rritje të qytetarëve të pakënaqur me partitë politikë. 34.3% thonë se nuk do të votonin, krahasuar me 33.3% që ishin në muajin nëntor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us