SPAK kërkon “arrest shtëpie” dhe ndalim komunikimi, Berisha: Më pëlqen shumë si masë

Sali Berisha në një konferencë me gazetarë komentoi edhe kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar gjykatës ku përveç arrestit shtëpiak, i kërkon që të mos ketë kontakte.

Kur të gjithë e konsiderojnë si një masë e rëndë, Berisha tregon se i pëlqen shumë teksa ka listuar 2 arsye.

“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë, por e dini pse? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër 2 gjëra, së pari se cili është Edi Rama, bastard, pasardhës i një xhelati.

Së dyti, është se është dëshmi e tmerrit që ai ka nga unë, dhe mua kjo më pëlqen të jem i sinqertë”, tha Berisha.

I pyetur nëse do të zbatonte masën e arrestit shtëpiak, Berisha tha: “Unë siç keni konstatuar ju, në fushën që është e avoketërve, ndjek konsultat me ta.

Lajme të tjera |  Si ra autobusi i tureve turistike në lumin Po të Torinos, vdes shoferi (FOTO+DETAJE)

Nuk është momenti të konsultohem paraprakisht. Konsultat vijnë hap pas hapi. Do të ndjek këshillën e tyre”.

Ndërkohë, nuk ka një përgjigje se si do të vijojë aksionin opozitar në një kohë kur do të jetë në një masë sigurimi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us