SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe 10 të arrestuarit e tjerë, që u vunë në pranga në pranga në Qershor të këtij viti. Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste, ndërsa tashmë çështja e tij ka kaluar për gjykim në GJKKO.
Pak ditë më parë GJKKO, lehtësoi masën e sigurisë për një nga të arrestuarit, biznesmenin Fiqiri Faruku, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
U arrestua bashkë me Vangjush Dakon, ndryshohet masa e sigurisë për biznesmenin
Ndërkohë që kërkesat e Dakos për një masë më të butë sigurie nuk janë pranuar, e tashmë çështja është çuar për në Gjykim, dhe ndaj tij pritet dhe një dënim final.
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit për disa mandate, dhe një prej njerëzve të afërt të kryeministrit Edi Rama, u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.
Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikimeve dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit.
Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie.