Vendimi i Gjykatës Europiane kundër UEFA-s dhe FIFA-s i bën të lumtur mbështetësit e Super League. Në veçanti Real Madrid dhe Barcelona, anëtarë themelues dhe anëtarët e vetëm që nuk e kanë braktisur projektin që doli në dritë në prill të 2021. Të dy klubet spanjolle, mbetën vetëm pasi Juventus u dorëzua në muajt e fundit, do të shohin besnikërinë e tyre të shpërblehet. Një bonus është gati për ta e mund të arrijë deri në një miliard euro nëse konkurrenca merr jetë. Këtë e ka bërë të ditur Katalanas Sport.
Një mal me para që do ta ndihmonte dukshëm Barcelonën për të ulur borxhin e madh (1.2 miliardë euro). Ndërkohë, mund të ketë sanksione të ashpra për klubet e tjera që kanë vendosur të braktisin projektin pas polemikave dhe kërcënimeve të ashpra nga UEFA dhe federatat vendase. Gjithashtu sipas Sport, Atletico Madrid, Milan, Juventus dhe të ashtuquajturat gjashtë klubet e mëdha të Premier League duhet të vendosin nëse duan të vazhdojnë si pjesë e projektit me A22. E nëse nuk e bëjnë, ata mund të përballen me një dalje që kushton 300 milionë euro penalitet.
Inter meriton një diskutim më vete, pasi nuk ka më asnjë lidhje me Super League. Ndryshe nga klubet e tjera që votuan për kauzën, zikaltrët përfshinë një klauzolë në kontratë sipas së cilës gjithçka do të fshihej nëse nuk do të kishte më mbështetje totale nga sponsorët e tyre dhe nëse asambleja nuk do të riaprovonte rikthimin në Super League. E thënë thjesht, zikaltrit nuk e përfunduan të gjithë procesin e nënshkrimit dhe për këtë arsye ata do të mbroheshin nga çdo rekurs në të ardhmen.