Tabaku ‘skanon’ problemet që sjell luhatja e euros në tregun vendas: 75 mijë familje që punojnë në bizneset fasone do të hidhen në rrugë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se rënia e vazhdueshme e kursit të lekut me euron po kthehet në një problem real për ekonominë shqiptare.

Përmes një reagimi, Tabaku thekson se nuk ka asnjë shpjegim as ekonomik, as real dhe as zyrtar që të tregojë se përse euro po zhvlerësohet gjithnjë e më shumë. Mes të tjerash Tabaku thekson se janë 75 mijë familje që do të hidhen në rrugë sepse është dëmtuar puna e bizneseve fasonë.

REAGIMI I TABAKUT

Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me Euron po kthehet në një problem real për ekonominë shqiptare. Nuk ka asnjë shpjegim as ekonomik, as real dhe as zyrtar që të tregojë se përse Euro po zhvlerësohet gjithnjë e më shumë.

Por, në fund të ditës kush vuan dhe e pëson nga kjo? E pëson sigurisht shumica. E pësojnë bizneset eksportuese të cilët produktet e tyre po i shesin më pak. 9 milionë euro ka rënë qarkullimi i bizneseve fason. Janë 75 mijë familje që do të hidhen në rrugë sepse varen nga ky sektor. E pëson ekonomia në përgjithësi si dhe shtresa e mesme.

Kushdo që merr një pagesë në Euro dhe që kryen aktivitetin në Euro. Edhe raporti i fundit i OKB këtë po theksonte. Tashmë, pastrimi i parave që po prek ndërtimin është një problem real për ekonominë shqiptare.

Këtu po bëhet fjalë për një luftë mes pakicës, që po përfiton nga zhvlerësimi euros, asaj pakice që pastron paratë, që ka paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe humbjes që ka shumica e qytetarëve shqiptarë Po kthehet në një kambanë alarmi që duhet t’i jepet zgjidhje dhe që fatkeqësisht nuk po i jepet zgjidhje asnjë buxhetin aktual. Duhet patjetër të mendohet për shumicën e shqiptarëve.

Lajme të tjera |  Tragjike / U godit nga makina, humb jetën 27-vjeçarja shqiptare në Itali (Foto-Emri)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us