Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi se ka një arsye që fshihet nga fakti se qeveria po vonon publikimin e të dhënave të Censit.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Tabaku thekson mes të tjerash se këto të dhëna janë fotografia më e mirë që tregon zbrazjen e vendit dhe varfërimin e shqiptarëve.
REAGIMI I TABAKUT
Ka një arsye përse qeveria vonon publikimin e të dhënave të CENSUSIT. Ato janë fotografia më e mirë që tregon zbrazjen e vendit dhe varfërimin e shqiptarëve.
???? Çfarë fshihet pas moszbardhjes së shifrave të CENSUS?
???? Argjentina me 45 mln banorë iu deshën thuajse një vit
???? Brazili me 126 mln banorë dhe 8.5 mln km katror sipëfaqe në 1 vit
???? RMV me thuajse të njëjtën pppullsi më shpejt se ne
Nga se kanë frikë? Nga realiteti i Shqipërisë së boshatisur!
“Më në fund pas vitesh pritje, Shqipëria realizoi projektin e CENSUSIT. Muaj pasi ka përfunduar projekti ne duhet të kishim të dhënat paraprake. Ndërkohë që dëgjojmë justifikimet e qeverisë se përse të dhënat nuk publikohen dhe që duket se nuk do publikohen në të ardhmen e afërt. Në 2011 censusi i realizuar për herë të parë rezultoi që 5 ditë më pas u publikuan të dhënat paraprake. Vende të tjera si Maqedonia e Veriut që është e ngjashme me ne në popullsi dhe territor i kanë publikuar ato dy ose tre javë pas përfundimit të mbledhjes. Vende të tjera si Argjentina me 45 mln banorë i kanë publikuar brenda një viti. Ndërkohë që ne sot dëgjojmë një kalendarqë thjesht e shtyn në kohë. Çfarë ndodh dhe përse duhen të dhënat e CENSUSIT?! Ato na shërbejnë për të marrë vendime për shpërndarjen e buxhetit, të fondeve por qoftë edhe për reformën territoriale apo elektorale! Për çfarë na duhen ato? Pse nuk publikohen ato? Pse qeveria nuk i nxjerr ato sot? Sigurisht që përgjigja është e qartë! Përgjigja është tek ajo rënia e konsumit me 0.53% që e ka reflektuar buxheti i shtetit, që kanë reflektuar qytetarët që largohen që konsumohet më pak. Ato klasat e zbrazura, që kanë më pak nxënës. Nga ato shkolla që mbyllen prej shqiptarëve që largohen. Me vendet e punës që mbyllen. Kjo është arsyeja e qeverisë që edhe të dhënat paraprake nuk arrijnë të publikohen.”.