Tare paralajmëron Italinë: Shqipëria është rritur, në stadium do jenë 80 mijë njerëz

“Udhëtoj shumë, jam i përditësuar për gjithçka ndodh në futboll, sepse nëse nuk e bën, rrezikon të ngelesh prapa dhe të mos e kuptosh më botën e futbollit”. Pas 18 vitesh tek Lazio, Igli Tare, fillimisht futbollist dhe më pas menaxher i vlerësuar, është gjithmonë me valixhen në dorë.

Tare flet edhe për faktin sesi i shikon gjërat aktualisht në futboll. “Anglia me Premier League, padyshim që ka ecur shumë përpara. Por edhe Gjermania. Përveç Bayern Munichut, ajo që ka bërë Bayer Leverkusen është e pabesueshme: një trajner i madh, Xabi Alonso, një klub shumë i organizuar, infrastrukturë e jashtëzakonshme”, thotë ai për Corriera Della Serra.

Në intervistën e dhënë për Corriera Della Serra, Igli Tare flet për futbollin që luhet në ditën e sotme, si po zhvillohet ai në Shqipëri e Itali. Tare deklaron se në Itali, duhet që familjeve të të talentuara t’ju hiqet barra e madhe që kanë mbi supe nga ana ekonomike, pasi kështu talentet mund të dekurajohen. Ai më tej flet dhe për Shqipërinë, teksa deklaron se kombëtrja shqiptare po rritet. Tare ka paralajmëruar dhe Italinë, se do ketë 80 mijë tifozë shqiptarë në stadium e nuk do ta kenë të lehtë.

INTERVISTA E PLOTË E IGLI TARES:

Në Itali si është futbolli?

Shkolla e futbollit nuk diskutohet, vlera e trajnerëve është një fakt i pohuar në mbarë botën. Por në nivel organizativ ne jemi vite dritë prapa këtu. Djali im më i vogël është 11 vjeç, ai luan për Lazion. Si prind që e shoqëron në seancat stërvitore dhe në ndeshje, i kuptoj vështirësitë e familjeve, sakrificat. Një klub i madh futbolli duhet të punojë për këtë, të krijojë një organizim që lehtëson angazhimin e familjeve. Kështu mund të lindësh kampionë. Përndryshe rrezikoni të humbni shumë prej tyre. Nuk është vetëm ndërtimi i stadiumeve. Ne kemi nevojë për infrastrukturën që e bën një klub të madh, duke filluar nga sektori i të rinjve”, shprehet Tare.

Thoni të vërtetën. A u larguat nga Lacio për shkak të Sarrit?

Lajme të tjera |  VIDEO/ 2 gola dhe 2 kartonë të kuq, por s’ka fitues në Rrogozhinë! Egnatia dhe Tirana ndajnë pikët

Absolutisht jo. Është shkruar shumë për këtë çështje, por nuk është kështu. Fola me Lotiton: pas 18 vitesh kishte ardhur koha të ndaheshin në mënyrë normale, pa asnjë sherr. Do të ishte e pafalshme për të gjithë. Lazio është në zemrën time. Por më duhej të shikoja përreth, të studioja, të mësoja për realitete të tjera.

Por Sarri shpesh është komentuar si një person i komplikuar? Ju nuk mendoni kështu?

Jo. Është një fondamentalist, është e vërtetë, dikush që dëshiron t’i bëjë gjërat sipas tij, është karakteristika e tij. Kushdo që bën punën me të, megjithatë, e di se nuk mund ta ndryshojë atë. Nuk kam debatuar kurrë me të, por nuk është e lehtë, ai ka mënyrën e tij të konceptimit të futbollit dhe punës. Lotito i ngjan atij: një president me karakter shumë të fortë. Ndonjëherë kam vepruar si rrufepritës – kjo është pjesë e punës së një menaxheri të mirë – por ‘martesës’ sime me Lazion i kishte ardhur fundi. Sarri nuk ka asnjë lidhje me të. Pas kaq shumë vitesh, ndjeva nevojën për aventura të reja.

Por Lazio nuk po performon mirë. Pse?

Mendoj se ata duhet thjesht të përshtaten me gjithçka e kjo nuk bëhet shpejt apo brenda një nate.

Kjo është e gjitha?

Mungon edhe një grimë sulmuese. Mund të ndodhë më vonë, sepse sezoni është i gjatë dhe Lazio mund të rikuperohet.

Si mund të ndërtohet një ekip i madh?

Duhet të studiosh shumë, të kuptosh në atë kontekst specifik se çfarë mungon, ku mund dhe duhet të përmirësohesh. Është një mozaik dhe të gjitha pjesët duhet të vendosen në vendin e duhur. Dhe gjithashtu duhet durim për të pritur për një talent që nuk përshtatet menjëherë. Gjuha, zakonet, një futboll që luhet ndryshe: të punosh në Itali nuk është e lehtë për askënd.

E vërtetë, por në fund në Itali fitojnë gjithmonë të njëjtët. Interi dhe Juve këtë vit duket se janë në një kategori tjetër.

Lajme të tjera |  Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkon në 59 numri i vdekurve pas zjarrit në klubin e natës, 152 të plagosur

Po, janë ata dhe më pas Milani dhe Napoli që është rritur shumë. Kanë një trajner të madh si Luciano Spalletti, i cili shfrytëzoi maksimumin nga të gjithë lojtarët vitin e kaluar.

Radio Mercato thotë se Tare së shpejti do të shkojë në Napoli…

Nuk e kam dëgjuar këtë nga askush, por përgjigja ime është “jo”. Pastaj në futboll gjithçka mund të ndodhë në një çast: shikoni çfarë ndodhi në kombëtare, Mancini largohet dhe Spalletti vjen. Bota jonë është një botë me ritme të shpejta dhe vazhdimisht në zhvillim. Ofertat financiare ndikojnë shumë, por edhe projektet e një klubi. Jam në pritje të ofertës së duhur.

Ende do qëndroni në Itali?

Italia është shtëpia ime. Unë kam kaluar pothuajse gjysmën e jetës sime këtu. Por nuk është vetëm Seria A, dhe unë jam i përditësuar. Përballë një projekti interesant, mund të punoja edhe jashtë Italisë. Kjo varet edhe nga vlerat që ka një klub.

Po flasim për vlerat: Simone Inzaghi, që ju e njihni mirë, nuk është më “Inzaghino”. Jeni i befasuar?

Në asnjë mënyrë. Ai ishte paracaktuar të studionte futboll gjithë ditën. Ishte normale që të përmirësohej. E bëri me përulësi dhe përkushtim dhe tani është një teknik i kompletuar. Ai e meriton.

Ndeshja Itali-Shqipëri zhvillohet më 15 qershor në Dortmund. Kë mbështet Tare?

Tre të katërtat mbështes Shqipërinë, një çerek Italinë. Sepse lidhja mes nesh shqiptarëve dhe vendit tuaj është shumë e fortë. Do të shihni: atë ditë do të jenë 80 mijë njerëz që do të këndojnë Himnin italian, mes tyre edhe shqiptarë. Ajo ka ndodhur tashmë në Xhenova nëntë vjet më parë. Një marrëdhënie na lidh me Italinë, e cila është gjithashtu e vështirë të shpjegohet. Por besoj se duhet të keni kujdes: kombëtarja jonë po rritet shumë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë për Italinë. Por Spalletti është i mirë, ai e di mirë këtë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us