Të dënuarit në burgun e Fierit letër deputetëve: Lini mënjanë ndasitë, votoni Amnistinë Penale

Të dënuarit dhe të paraburgosurit në burgun e Fierit i janë drejtuar me një letër të hapur deputetëve të Parlamentit shqiptar. 355 të burgosur kërkojnë nga deputetët të lënë mënjanë ndasitë politike dhe të votojnë amnistinë e premtuar që në fund të vitit të shkuar.

Sipas tyre, një pjesë të përgjegjësisë për kriminalizimin ku janë përfshirë e ka edhe politika si pasojë e ngjarjeve me firmat piramidale apo hapja e depove të armëve në vitin 1997. Ata kërkojnë një amnisti gjithëpërfshirëse pa kritere ndaluese dhe ulje dënimi për çdo të burgosur me 2 vite. Po ashtu këta të dënuar propozojnë dhe ndryshime në kodin penal që ti përshtaten atij europian ku për të dënuarit të mos ketë vetëm rrethana rënduese por edhe lehtësuese.

Lajme të tjera |  Lëkundje të lehta tërmeti në Vorë, sa ishte magnituda

Gjithashtu ata propozojnë aplikimin e dënimeve alternative. Sipas tyre votimi i amnistisë është një detyrim moral për çdo deputet dhe në rast se nuk votojnë ata do të ndëshkohen me votë. Më herët një letër është drejtuar nga të dënuarit në burgun e Rogozhinës dhe Drenovës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us