“Temperaturat do të ulen”/ Meteorologu: Të premten reshje shiu të dendura dhe…

Meteorologu Hakil Osmani dha parashikimin e motit për këtë javë.

Osmani tha se temperaturat në ditët në vazhdim pritet që të bien. Ai tha se në veri-lindje pritet që të bjerë dëborë. Sipas meteorologut, të premten priten reshje të dendura shiu, shoqëruar me erëra të forta.

“Nata vonë do jetë me vranësira dhe në mëngjes do kemi reshje shiu. Mesdita dhe pasditja nesër pritet të ketë reshje të dendura. Probleme do kemi në qarqet e veriut, por edhe në zona të tjera të vendit, në Tiranë, Elbasan, por probleme mund të ketë edhe në Durrës, Lezhë e Vlorë.

Era do të fryjë deri në 80 km/orë në det të hapur. Priten ulje të temperaturave dhe në veri-lindje pritet të bien reshje dëbore. Edhe të shtunën e të dielën do kemi ulje të temperaturave. Presim edhe prezencën e ngricës në rrugë, kryesisht në veri-lindje, prandaj shoferët duhet të kenë kujdes.”, tha meteorologu Hakil Osmani.

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us