Tensionet Kosovë-Serbi/ Hasani: Në shekullin 21 nuk i cohet ushtria fqinjit në kufi

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në konferencën e përbashkët me homologen e tij, Donika Gërvalla foli për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se është qesharake që në shekullin e 21 të çohet ushtria fqinjit në kufi.

Ministri gjithashtu u shpreh se garancia më e madhe për integritein dhe sovranitetin e Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria është pjesë.

“Kosova ka një aleat të përjetshëm, të padiskutueshëm që është Shqipëria. Në çdo moment, në të mirë dhe të keqe, Shqipëria do të jetë këtu pranë Prishtinës dhe shqiptarëve të Kosovës. Ne i ndjekim, me vëmendje zhvillimet në rajon, në Kosovë. Bëjmë thirrje të gjitha aktorëve dhe faktorëve që jetojnë në shek 21, nuk i cojnë ushtrisë fqinjit më tek kufiri por askush nuk duhet ta vazhdojë më këtë lojën qesharake sepse garancia më e madhe për integritein dhe sovranitetin e Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria është pjesë”, tha Hasani.

Lajme të tjera |  “Nuk sheh syri, sheh mendja” - Rama reagon sapo nisi protesta: Shqiptarët e verbër po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us