Thirrjet “Berisha në burg” në protesta, kreu i PD: Slogane mjerane të kundërshtarëve të opozitës. Mos u impresiononi!

Kreu i PD-së ka komentuar ditën e sotme edhe thirrjet e qytetarëve gjatë protestës të cilët brohorasin ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.

Kreu i PD-së i ka quajtur këto thirrje ‘slogane dhe klithma mjerane të opozitës së opozitës’ dhe ka shtuar se ato ‘nuk janë britma që dalin nga idealet e shqiptarëve, por nga grupe të vogla të atyre që janë kundërshtarë të egër të PD-së’.

“Demokratët të gjithë janë në protestë, qindra mijëra qytetarë. Unë mendoj se ka qenë vendimi më i drejtë që ata kanë marrë: nuk kanë shkuar me simbole partie, por si qytetarë.

Për sa u përket sloganeve, ka disa momente që nuk kanë asnjë lidhje me idealet rinore dhe qytetare. Janë slogane dhe klithma mjerane të opozitës së opozitës, e cila, duke e krahasuar Ramën me Berishën, duke krahasuar dy të pakrahasueshëm, kërkon të zbusë pozicionin e Ramës dhe gjithashtu të nxisë një qorrsokak për leverdi të saj politike.

Këto janë të gjitha dufet dhe mllefet e atyre që hyjnë në politikë si shërbëtorë të qeverisë dhe mendojnë se mund të spostojnë opozitën vigane, e cila kaloi një kalvar të papërsëritshëm në Evropë dhe u provua si opozita e vërtetë dhe e fuqishme e këtij vendi.

Lajme të tjera |  'Deri dje s’kishe ku ecje' Rama ndan pamje nga Bënja: Organizatorët e protestës vunë kujën për betonizimin e për tharje

Mos u impresiononi nga ato klithma. Ato nuk janë britma që dalin nga idealet e shqiptarëve, por nga grupe të vogla të atyre që janë kundërshtarë të egër të opozitës shqiptare”, u shpreh Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us