‘Thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë’, Altin Dumani nga Shkodra: Shkatërrojmë grupet kriminale

Nga Shkodra, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka kapacitetet për të luftuar krimin e organizuar. Ai tha se SPAK po tenton që të thyejë mitin e paligjshmërisë.

“Kemi kapacitete për t’u përballur me grupimet e strukturuara kriminale. Kemi arritur të shkojmë deri tek provat. Ne po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë. Është e lodhshme, e vështirë, por ne po e bëjmë, pavarësisht se me kë individ do të duhej të përballeshim. Në SPAK kemi ndryshuar filozofinë e kërkimit të provës, duke përdorur metoda speciale”, tha Dumani.

Altin Dumani theksoi më tej se SPAK ka pavarësi totale. Ai shtoi se Struktura e Posaçme ka përdorur të ardhurat nga sekuestrimi i pasurive kriminale, duke shtuar se prioritet mbetet edhe lufta ndaj korrupsionit.

Lajme të tjera |  BE reagon për zgjedhjet në Shqipëri: Ishin konkurruese, por palët nuk garuan në kushte të barabarta loje

“Kemi përdorur të ardhurat nga pasuritë e konfiskuara dhe kemi investuar në teknologji. Për të qenë të sukseshëm në luftën kundër korrupsionit duket legjislacion i mirë dhe struktura të specializuara e këto struktura duhet të kenë pavarësi. Ne kemi pavarësi totale, e garantuar nga Kushtetuta. Nuk kemi marrëdhënie varësie me pushtetet e tjera. Por gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës, mund të jesh i pavarur, por zgjedh të flirtosh me pushtetin”,u shpreh Dumani.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us