Pronari i një fabrike uji në Junik të Kosovës dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Junik të Gjakovës ku Mic Tofaj pronar i fabrikës së ujit “Juniku” dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku Tofaj kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Bëhet e ditur se një prokuror i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.