Tragjedia në Kosovë/ Dalin pamjet e shembjes së objektit që zuri poshtë të miturit, familjari: I kemi gjetur pas katër orësh

Kosova është tronditur nga vdekja e tre të miturve të cilët humbën jetën nga shembja e një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.

Mediat në Kosovë kanë publikuar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i shembjes së objektit të pabanuar. Nga këto pamje shihet se shembja e objektit ka ndodhur rreth orës 16:35, ndërsa trupat e të miturve janë gjetur në rrënoja pas rreth katër orëve.

Këtë e konfirmoi edhe Përparim Ademaj, familjar i tre fëmijëve, i cili tha se trupat e pajetë i gjetën pas rreth katër orësh kërkim.

“Kjo tragjedi ka ndodhë në këtë objekt të pabanueshëm. Rreth orës 10 e gjysmë në mbrëmje. Më herët kanë dalë si rinia tu lujtë, shokë”, tha ai në një prononcim për Indeksonline.

“Kur kemi kuptu që janë këtu, i kemi thirrë Policinë. Kanë ardhë Policia shumë shpejt, zjarrfikësit, ambulanca. I kemi gjetë pa shenja jete diku pas 4 orësh”, tha ai.

Lajme të tjera |  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Policia tha në raportin 24-orësh se objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë, dy prej tyre 15 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, ishin brenda kur u zunë nga pllaka.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin policor.

Lajme të tjera |  Protesta për Zvërnecin, zbardhen pesë kërkesat e lëvizjes qytetare

Oficeri i i Policisë, Milazim Lumi tha se objekti kishte mbetur i pabanuar që prej luftës më 1999. Lidhur me këtë rast tragjik kanë reaguar krerët e institucioneve dhe partive politike, duke kërkuar hetim të plotë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us