Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën ditën e djeshme.
Sipas mediave vendase mësohet se një 14-vjeçare dyshohet se është droguar dhe më pas është përdhunuar nga pesë persona të rritur.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në një ndërtesë e cila është në proces ndërtimi në rrugën “Tirana” dhe ka qenë e mitura ajo e cila ka telefonuar policinë ku dhe ka rrëfyer se disa persona të paidentifikuar kanë abuzuar seksualisht me të.
Sipas asaj që e reja ka thënë para oficerëve të Policisë mësohet se këta persona fillimisht e kanë detyruar 14-vjeçaren të konsumojë substanca narkotike dhe pasi e kanë droguar, dyshohet se e kanë përdhunuar.
Ajo më pas është gjetur në një tjetër rrugë të kryeqytetit në orët e para të mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.