U arrestua me ndërhyrjen e RENEA-s, babai i 35-vjeçarit: Të lirohet, e çuam në hoxhë se kishte probleme

Detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Maminas, ku u arrestua me ndërhyrjen e RENEA-s një 35-vjeçar, i cili kërcënonte se do të vriste babanë e tij me sëpatë. Pikërisht babai i tij ka bërë thirrje që Eduart Hoxha të lirohet, pasi 35-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ai ka thënë se situata doli jashtë kontrollit, ndërsa kërkon nga policia lirimin e të birit dhe të kurohet për problemet psikologjike që ka shfaqur. Edhe pse lajmëroi ai policinë, babai e konsideron të tepërt ndërhyrjen e forcave RENEA.

Kishte probleme psikologjike djali?

Babai: Jo aq shumë, sa ka pasur më përpara jo. Ai erdhi për të mbaruar një punë këtu, e mbaruam atë punën para Vitit të Ri. Nuk kemi ngrënë Vit të Ri fare, ai në një dhomë unë në tjetër. Aty pastaj do iki-do iki, do ikte në Itali. Në Itali ka që në Qershor 2006. Dje, pardje, çuni i madh thotë ta çoj te një hoxhë në Durrës. Jo thotë, s’kam besim te hoxhallarët, më kanë torturuar tha. Ik njëherë i thashë unë se nuk i dihet. Ikën, kur erdhi me një mendje tjetër. Fliste kot më kot. Çfarë ke i thashë, tha ai hoxha sikur…

Filloi duke folur shumë keq. Mua më kërcënonte me fjalë, por jo me dhunë. Dje në mëngjes kërcënoi, e dija që s’është mirë nga mendtë. Nuk e di se si erdhi kjo punë. Unë e lajmërova policinë. Kërkoj ta çojnë ta kurojnë, se edhe policët dje i shau. E sheh që ky nuk është mirë psikologjikisht, pse e mban aty kot, të lirohet. Mirëpo shkoi puna larg deri te RENEA.

35-vjeçari Eduart Hoxha u arrestua me ndërhyrjen e forcave RENEA, për shkak se pasi kërcënoi babain me sëpatë për ta vrarë, ishte mbyllur brenda banesës dhe refuzonte që të dilte. Në lidhje me rastin reagoi dhe ministri i brendshëm Taulant Balla, ndërkohë që vetë babai kërkon lirimin.

Lajme të tjera |  “Ishim përgatitur për kushte normale”, Xhelal Mziu dorëzohet: I paarritshëm mandati i 3-të

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us