U dogj gjatë natës në kasolle, dalin pamjet nga vendngjarja. Policia jep detaje: Zjarri ndodhi si pasojë e…

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Leskovik, ku një 49-vjeçar u gjet i djegur në kasollen e bagëtive.

Policia bën me dije se zjarri ka nisur si pasojë e një qiriri të lënë ndezur, ku më pas flakët i morën jetën bariut.

Kolonjë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.

Lajme të tjera |  Zbulohet se kur Edi Rama do të shpallë fitoren, detajet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us