U martua me 14-vjeçaren, Gjykata e Fierit lë në burg 35-vjeçarin

35-vjeçari, i cili akuzohet se abuzoi seksualisht me 14-vjeçaren në Divjakë është lënë në burg nga gjykata e Fierit. Aranit Arapi nga fshati Kryekuq i Divjakës është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e 10  janarit.

Rasti i abuzimit me të miturën në Divjakë, tronditi opinionin ku bashkëshorti i saj 35-vjeçar u vendos në pranga se ka kryer marrëdhënie seksuale më një vajzë të mitur. E mitura që prej muajit mars të vitit të shkuar jetonte me familjen e djalit ndërsa këta të fundit kishin bërë edhe dasmë.

Ndërkohë prindërit e djalit kanë dalë publikisht dhe shprehen se i biri ka qenë i martuar me vajzën dhe nuk ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj. Madje pretendojnë se familja e vajzës nuk ishte dakort për martesën dhe e mitura kishte gënjyer për moshën duke iu thënë se ishte 17 vjeç dhe jo 14.

Lajme të tjera |  “Po përdoreni si mish për top”, Edmond Spaho kundër protestuesve për Zvërnecin

Vajza 14 -vjeçare është nën kujdesin e ekspertëve në një qendër sociale në Tiranë, aktualisht pa arsim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us