U nisën me “bujë”, por rrëmbyen personin e gabuar, e pësojnë shqiptarët në Belgjikë

Dy shqiptarë në Belgjikë janë lënë në burg nga autoritetet belge pasi ishin arrestuar vitin e kaluar nën akuzën e tentativës së rrëmbimit të një personi të identifikuar si Willebroek, Bonheiden, 58 vjeç. Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani hetimet kanë nxjerrë në dritë faktin se viktima e synuar për t’u rrëmbyer, nuk ka asnjë lidhje me bandat kriminale dhe se autorët mund të kenë ngatërruar person.

Ngjarja ka ndodhur në datën 9 nëntor 2023, kur dy shqiptarët me maska në fytyrë iu vërsulën një personi të cilin e spërkatën me lëndë djegëse në sy dhe tentuan ta tërhiqnin zvarrë për ta futur në furgon, por duke mos pasur sukses. Në furgonin që u braktis, policia më vonë gjeti një vend të posaçëm në zonën e ngarkesave, rripa, një kordon, shirit ngjitës, një çekiç dhe një thikë.

U nisën me "bujë", por rrëmbyen personin e gabuar, e

FURGONI

Si pasojë e hetimeve, ditë më pas u arrestua 24-vjeçari shqiptar, i identifikuar vetëm me inicialet M.K. Ndërsa, më 22 dhjetor u bë i mundur edhe arrestimi i bashkëpunëtorit të tij A.H, 33 vjeç, gjithashtu nga Shqipëria. Hetimi gjyqësor për rrëmbimin e dështuar në Willebroek vazhdon. Hetuesit duan të zbulojnë se kush duhej rrëmbyer dhe nëse rasti ka lidhje me mjedisin e drogës.

Lajme të tjera |  Fjala e plotë e zv.Presidentit të SHBA që 'çmendi' liderët europianë: Kërcënimi nuk është Rusia dhe as Kina, e keni brenda jush!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us