U propozua si një ndër 3 EMRAT e opozitës për kandidat në Bashkinë e Tiranës, reagon Ermal Hasimja!

Ermal Hasimja ka reaguar pas përfshirjes së emrit të tij në listën e kandidatëve të opozitës për garën në Bashkinë e Tiranës.

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Hasimja shprehet se ndihet i vlerësuar për këtë propozim, duke falënderuar ata që kanë hedhur apo mbështetur idenë e kandidimit të tij.

“Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falënderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë,” u shpreh Hasimja.

Ai shtoi se një vendim do të merret vetëm në rast se i bëhet një propozim zyrtar.

“Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar, do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.”

Hasimja gjithashtu vlerësoi figurat e tjera të përmendura në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani, duke i cilësuar si kandidatë të denjë për opozitën.

“Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani, janë njerëz që i vlerësoj maksimalisht dhe që do të ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën,” tha ai në reagimin e tij.

Këtë të mërkurë opozita njoftoi se ka dakordësuar për të pasur një kandidat të përbashkët. Hasimja është kandidaturë e propozuar nga Partia Mundësia.

Lajme të tjera |  Debati për Zvërnecin/ Bido: Ku ishit ju në 30 maj? Hipokritë, i përgjigjet Balliu: Ju folët sepse u doli videoja!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us