UEFA “shkurton” ekipet, Silvinjos i duhet të bëjë zgjedhje të forta

Protokolli “COVID-19” u lejoi komisarëve teknik të kombëtareve të ndryshme që të grumbullonin plot 26 lojtarë në kompeticionet kontinentale, por tashmë ky kapitull është I mbyllur.

UEFA ka lajëmruar se në “Gjermani 2024”, ekipet do të kenë mundësi që të grumbullojnë “vetëm” 23 lojtarë. Me këtë vendim UEFA ka vendosur në vështirësi edhe Silvinjon, i cili gjatë eliminatoreve të “Euro 2024” ka aktivizuar më shumë se 23 futbollistë të ndryshëm.
Sipas rregullores të vendosur nga UEFA deri me 8 qershor trajnerët kanë të drejtë të dorëzojnë listën e tyre, ndërsa mund të zëvendësojnë lojtarët e dëmtuar deri 1 ditë para ndeshjeve të para.

Përjashtim bëjnë portierët, të cilët në rast dëmtimi mund të zëvendësohen edhe gjatë turneut.

Lajme të tjera |  VIDEO/ I gjithë stadiumi në këmbë, Mirlind Daku spektakolar në Rusi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us