Urgjenca kombëtare në gatishmëri për festat, Brataj: Kujdes nga fishekzjarrët dhe alkooli

Thirrjet në drejtim të numrit 127 të urgjencës kombëtare, shtohen në dhjetor. Drejtuesi I këtij institucioni, Skënder Brataj, thotë se urgjenca janë të shumta, ndërsa thekson se mbizotërona aksidentet automobilistike.

“Gjatë festave, kujdesi më i madh duhet bërë përdorimi i alkoolit, sidomos, siç po shikojmë dhe momentet e fundit shumë të rinj , është mania e garave të shpejtësisë, që pothuajse çdo garë përfundon në tragjedi, pija po ashtu është problem, mos nis makinë n.q.s. ke pirë”, -tha drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj. Festat shoqërohen dhe me përdorimin e fishekzjarrëve. Në ditën e ndërrimit të viteve, janë me dhjetëra rastet që i drejtohen urgjencës me lëndime të ndryshme.

“Festat e fundvitti me mjete piroteknike janë burim aksidentesh, dëmtimesh sidomos dhe këshilla është të përdoren sa më pak, po sidomos ato që përdoren të jenë të kontrolluara , brenda normave europiane, të përdoren nga të rriturit jo nga fëmija, sepse kurioziteti dhe kënaqësia që i jep del tej kujdesit të tij dhe mjafton spostimi i dorës. Të mos drejtohen drejt dritareve, të mos mbahet fëmija afër, të drejtohet nga qielli jo nga dritaret, shkaktojnë djegie, intoksimi, zhurmat”, -tha drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj.

Lajme të tjera |  "Në bjeshkë mësonte..."/ Rrëfehet ambasadori: Çfarë tha gjyshja e Sali Berishës, kur e dëgjoi të flasë rusisht!

Për të përballuar të gjitha rastet që do të kenë nevojë për ndihmë mjekësorë, Shërbimi i urgjencës Kombëtare është venë në gatishmëri të plotë. Brataj, thekson se janë shtuar ekipet në terren dhe materialet e nevojshme për të dhënë ndihmën e parë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us