Urgjenca në QSUT pa punë, pacientët drejtohen te Spitali i Traumës dhe ish-Sanatoriumi

Urgjenca e QSUT-së vijon të jetë jashtë funksionit pas zjarrit të rënë pak ditë më parë. Mbyllja e QSUT ka bërë që pacientët të shpërndahen në spitalin e Traumës kur kanë probleme gastrointestinale apo kanë nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa ata me tension të lartë apo probleme kardiake duhet të shkojnë në ish-Sanatorium e Tiranës.

“E çuam në QSUT tai po vjen këtu. Është me hemorragji, i ka plas nga tensioni i lartë. Për vete i kanë këta ikin me helikopter, kurse ne as polici nuk na hap trafikun“- shprehet një qytetari.

Në ish-Sanatorium është pothuajse është trefishuar fluksi i urgjencave. Nga 30-50 që ishte numri i urgjencave më parë, tani vijnë çdo ditë 80-100. Edhe në spitalin e Traumës  janë kryer 30 ndërhyrje  dhe janë trajtuar 40 raste me hemorragji gastrointestinale ndërsa 50 pacientë  të tjerë kanë mbërritur me urgjencë  por vetëm janë diagnostikuar.

Lajme të tjera |  Berisha e Balla "bien dakord" për Zvërnecin, socialisti iu kërkon llogari deputetëve të tjerë të PD: S'po ju marrim vesh

Janë gati 120 pacientë që duhej të merrnin shërbim në urgjencën e QSUT. Për të menaxhuar fluksin pasi edhe në dy spitalet nga ka kapacitete me shtretër qytetarët nga a Gjirokastra, Vlora, Fier e Berati për urgjencat kardiake do të trajtohen në spitalin “Memorial” në Fier ndërsa ata nga Lezha dhe Shkodra në spitalin rajonal të Shkodrës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us