Në një reagim në rrjetet sociale, Petrit Vasili i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë kryeministrin Edi Rama.
Ai ka listuar disa akuza për Ramën, duke përmendur inceneratorin, çështjen McGonigal, Shembja e Teatrit, etj.
Postimi i plotë:
Fajesia e Rames ulërin, SPAK vepro sa s’eshte vone…! Fajesia shume e rende e Rames eshte faktuar dhe provuar ne menyre asgjesuese. Provat, faktet dhe dokumentet i njeh dhe i di i gjithe populli dhe media shqiptare. Letrat jane hapur. Siç thote populli ” minareja ne xhep nuk futet dot”, ndaj edhe SPAK-u perpelitet ne menyre deshperuese.
Mosveprimi i tij eshte inkriminim. Perpelitja e kompensimit politik duke goditur paligjshmerisht opoziten eshte krim, i cili do te ndeshkohet. Iluzioni i SPAK se do te mbrohet ne bunkerin politiko mafioz te Edi Rames se mbytur deri ne gryke me faje te renda eshte marrëzi. SPAK ja fajet e provuara te Rames ndaj te cilave nuk shmangesh dot:
FAJET E PROVUARA TE RAMES PER:
Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.
Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.
Ne Ceshtjen Beccheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.
Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe.
Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.