Vassilis Karras humbi betejën me sëmundjen e rëndë, të martën pelegrinazh publik, amaneti i fundit i tij

dekja e këngëtarit të njohur grek, Vassilis Karras preku zemrat e fansave, mes tyre edhe shqiptarë që janë rritur me këngët e tij.

Këngëtari ndërroi jetë ditën e djeshme, pas një sëmundje të rëndë ndërsa ditët e fundit ishte diagnostikuar me koronavirus dhe ishte shtruar në spital.

Varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij, Kokkinohor Kavala, që ishte edhe dëshira e tij e fundit. Mediat greke raportojnë se ditën e martë, më 26 dhjetor, në orën 9 të mëngjesit, trupi i tij do të transferohet në Tempullin e Shenjtë të Zotit të Urtësisë dhe do të vendoset në pelegrinazh publik deri në pasdite.

Varrimi i tij do të bëhet të mërkurën në orën 12:00 në vendlindjen e tij, Kokkinochori.

Lajme të tjera |  Konstantinos Tassoulas zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us