Vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur të zgjedhur, por të pabetuar të Fredi Belerit, Leonard Beleri ka hedhur akuza, duke zbuluar sipas tij, arsyen e vërtetë se përse kryeministri Edi Rama “nuk e lëshon” Bashkinë.
Në një intervistë për mediat greke, Leonard Beleri u shpreh se Rama i druhet se mashtrimet do të dalin në dritë.
“Qeveria dhe zoti Rama personalisht nuk duan të humbin bashkinë e Himarës sepse do të dalin shumë të vërteta në dritë. Vazhdojnë të bëjnë falsifikime me tokat atje. Falsifikimet janë bërë në nivelin më të lartë dhe fatkeqësisht shumë njerëz duhet të mbrohen nën ombrellën e zotit Rama”, tha Beleri për ERT.
Sipas tij, Jorgo Goro nuk ka dhënë dorëheqjen, por është detyruar nga kryeministri.
“Zoti Goro nuk merr dot frymë nëse nuk merr leje nga zoti Rama”, tha ai.
Duke u ndalur të propozimi i kryeministrit, Leonard Beleri tha se në rast se vëllai i tij nuk betohet, atëherë dikush nga radhët e tij të marrë postin.