Barcelona ka barazuar me rezultatin 2-2 në transfertën e Betis. Një pikë që zhgënjen katalanasit, që po shkonin drejt fitores deri në minutën e 94-t.
Më pas Diao prishi planet e skuadrës së Flik, pas golit me finte që shënoi.
Dy herë e pa veten Barça në avantazh, fillimisht me Levandovskin dhe më pas me Torres, por në asnjë rast nuk e mbrojti.