Pas barazimit 1-1 në duelin e parë, Egnatia ka fituar përballë Petrocub, ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Champions League. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi 6-1.
Rrugën e rrjetës e gjetën Bitri, Albanese, Yago, Bakayoko dhe Ildi Gruda, ndërsa një prej golave të Egnatias, ishte autogol nga Platica i Petrocub. Për këta të fundit, golin e nderit e shënoi Rotaru.
Kështu, Egnatia kualifikohet për në raundin tjetër të UEFA Champions League. Aty, “djemtë” e Nevil Dedes e kanë shumë të vështirë në letër, pasi përballen me sllovenët e Celje.
Egnatia 6 – 1 Petrocub (7-2) (Bitri 2′, Albanese 30′, Platica *ag* 44′, Yago 59′, Bakayoko 84′ / Rotaru 65′)
Champions League: Raundi 1 kualifikues, ndeshje kthimi
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Philip Farrugia (Maltë)
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Yago, Xhemajli, Bitri, Sota, Jaime, Kryeziu, Fernando, Loukili, Bakayoko, Albanese. Trajner: Nevil Dede.
PETROCUB: Avram, Puscas, Jardan, Guera Djou, Cucos, Pascari, Rotaru, S.Platica, Popescu. Trajner: Shota Makharadze.
LIVE:
90+3′ Mbyllet 6-1 ndeshja.
90′ GOL EGNATIA! Shënon Gruda.
84′ GOL EGNATIA! Shënon Bakayoko.
65′ GOL PETROCUB! Shënon Rotaru.
59′ GOL EGNATIA! Shënon Yago.
45+3′ Mbyllet 3-0 pjesa e parë.
44′ GOL EGNATIA! Shënon autogol Platica.
30′ GOL EGNATIA! Shënon Albanese.
20′ Puskas tenton nga distanca, Dajsinani i vëmendshëm.
2′ GOL EGNATIA! Shënon Bitri.
1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis dueli i kthimit mes Egnatias dhe Petrocub.





