VIDEO/ Gol dhe asist, shqiptarët bëhen protagonistë në fitoren e radhës të Rubin Kazan në Rusi

Futbollistët shqiptarë të Rubin Kazan janë bërë përsëri protagonistë në suksesin e skuadrës së tyre në kampionat, teksa siguruan tre pikë të rëndësishme në transfertë me përmbysjen përballë Dinamo Makhashkala me shifrat 3-2.
Mirlind Daku, si zakonisht titullar për skuadrën e tij, ishte ai që dha asistin për golin që i dha shpresë Rubin Kazan në fundin e pjesës së parë kur gjendej në disavantazh 2-0. Ai uli mirë topin në zonë për Joçiç i cili shënoi qetësisht në portë.

SHIH VIDEON

Marvin Çuni u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë nga Rubin, por ishte një tjetër shqiptar ai që vendosi fatin e sfidës. Dardan Shabanhaxhaj finalizoi një kundërsulm të shpejtë në minutën e 69-të, për të sigluar golin e rezultatit 3-2 me të cilin u mbyll kjo ndeshje.

SHIH VIDEON

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us