VIDEO/ Gol me peshë fitoren në Itali, Stiven Shpendi tund rrjetën për herë të parë këtë sezon

Stiven Shpendi ka gjetur golin e parë të këtij sezoni në Itali.

Një rrjetë e tundur kundër Palermos në minutën e 77-të, që pati vlerë fitoren me rezultatin 1-0 për Karrarezen në javën e 16-të të Seria B.

Shpendi përfitoi mjaft mirë nga një gabim në prapavijën e Palermos, për të shënuar golin e vetëm të takimit. 21-vjeçari është i huazuar te Karrareze deri në fundin e sezonit.

Më parë kishte asistuar dy herë në tetë sfidat ku ka marrë minuta në Seria B.

Goli i Stiven Shpendit: (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us