Rey Manaj është rikthyer të jetë protagonist me Sivasspor dhe të shënojë sërish gola vendimtarë për ekipin turk. Sulmuesi shqiptarë ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme në sfidën që Sivasspor po zhvillon në shtëpi ndaj Kayserispor.
Lushnjarit i kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për të nisur spektaklin në Turqi. Manaj mposhti portierin kundërshtarë për t’i dhënë kështu avantazhin ekipit të tij.
Por 27-vjeçari nuk ndalet me kaq, pasi vetëm 5 minuta më pas detyron një nga lojtarët e Kayserisport të shënojë autogol. Kujtojmë se ky është goli numër 5 për Manaj në këtë sezon, ndërsa ka dhënë edhe 1 asist.
Goli i Manajt