Prishja e një kopshti në zonën e Kombinatit, ka revoltuar banorët e zonës të cilët janë bërë gardh përpara efektivëve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar ndaljen e punës së fadromave shtetërore.
Madje, sipas banorëve, në ambientet e kopshtit që do të prishet me fadroma, ka ende fëmijë.
Por, siç shihet dhe nga pamjet, mjetet e rënda kanë nisur shembjet.
“Ka fëmijë brenda o kafshë“, dëgjohet të thotë një banor që është afruar pranë kordonit të policëve.





