VIDEO/ Ka luajtur me Ernest Muçin te Besiktas, sulmuesi turk “TURPËRON” Kristjan Asllanin

Mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani është vendosur në qendër të kritikave pas humbjes 1 – 2 të Torinos ndaj Cagliarit, java e 17-të në Serie A.

Jo vetëm që shqiptari nuk ekulibrojë torinezët në mesfushë apo të ishte kreativë me pasime drejt fazës ofensive, por goli i dytë nga Cagliari mban një peshë të konsiderueshme faji edhe te Asllani.

Sulmuesi turk Semih Kiliçsoy e dribloi pa asnjë vështirësi “regjisorin” shqiptar, teksa ky i fundit nuk tregon asnjë shenjë rezistence, gati në trajtë amatoreske.

Kiliçsoy ndodhet i huazuar te Cagliari prej Besiktasit, ndërsa ka qenë shok skuadre me Ernest Muçi te bardhezinjtë e Stambollit.

Lajme të tjera |  Trajneri Maran i dha “dritën jeshile” për debutimin te Shqipëria, Luis Hasa gjen akordin me klubin e tij të ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us