Ernest Muçi ka regjistruar golin dhe asistin e radhës me Trabzonsporin. Futbollisti i Kombëtares zhbllokoi ndeshjen në minutën e 69-të, ndërsa përballë ishte Fetijespor. Sfida pati vlerë për raundin e tretë të Kupës së Turqisë dhe u fitua 3 me 0.

Goditja e Muçit përshëndeti rrjetën nga jashtë zone, ndërsa portieri rival mbeti pa lëvizur në pjesën e dytë. Jo vetëm kaq, pasi në minutën e 79-të ishte Muçi që asistoi golin e tretë për Trabzonsporin duke mbyllur llogaritë e sfidës.
Mesfushori me tipare sulmuese është golashënuesi kryesor për klubin turk në këtë sezon. Në Kupë numëron tre gola dhe dy asistime për katër ndeshje. Sa i përket kampionatit, është autor i tetë golave. Shifra këto të frikshme, ndërsa qëndron i huazuar nga Beshiktashi.
Muçi duket edhe se mbetet lojtari që i mungon Kombëtares shqiptare. Trajneri Silvinjo preferoi të mos e ftonte për ndeshjet e fundit, ndërsa në vitin 2025 mori minuta vetëm ndaj Letonisë si zëvendësues.
Goli i Ernest Muçit: (VIDEO)
Asisti i Ernest Muçit: (VIDEO)





