VIDEO/ Meta tenton të bëjë gol, por rrëzohet në tokë, MOMENTI PIKANT nga “ndeshja”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë sot palestrën dhe është parë në fushë, ku ka luajtur një ndeshje futbolli. Por teksa tenton të shënojë gol në portë Meta është rrëzuar.

Në videon më poshtë shihet momenti kur kreu i PL i veshur me veshjen e Celtic ka marrë topin dhe si sulmues përpiqet të bëjë gol. Në momentin e gjuajtjes Meta si duket ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kohët e fundit ka ndarë shpesh momente nga aktivitetet e tij sportive. E fundit ka qenë ajo te kodrat e liqeni duke u ngjitur në një kuadrat hekuri. Por nuk mungojnë as motivimet nga ushtrimet në palestër, të cilat kreu i PL i nda në rrjete sociale.

Lajme të tjera |  Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkon në 59 numri i vdekurve pas zjarrit në klubin e natës, 152 të plagosur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us