Avioni i Japan Airlines me rreth 400 persona u përfshi nga flakët gjatë uljes në aeroportin e Tokios.
BBC shkruan se avioni me pasagjerë është përplasur me një aeroplan të rojës bregdetare që ndodhej në pistë, pasi do të dërgonte ndihma në zonat e prekura nga tërmeti 7.5 ballë që goditi Japoninë.
Ndërkohë nga informacionet paraprake theksohet se një person që ndodhej në aeroplanin e rojës bregdetare ka arritur të dalë jashtë, ndërsa pesë të tjerë janë ende të zhdukur. Ekipet e emergjencës po punojnë për të gjetur personat që rezultojnë të zhdukur.
Në video shihet edhe momenti kur përplasen gjatë uljes së avionit me 400 pasagjerë.
A Japanese Airlines plane seems to have caught fire after crash landing at Haneda Airport
@RadaBoxCom
— Flight Emergency (@FlightEmergency) January 2, 2024