VIDEO/ Nuk po preferohet më nga Sylvinho, sulmuesi i Shqipërisë po bën “namin” në Turqi

Taulant Seferi ka arritur të shënojë një tjetër gol për ekipn e tij Bodrum. Ndeshja mes Bodrum dhe Corum u mbyll me rezultatin 4-1 dhe është e vlefshme për raundin e 15-të, të Kampionatit turk.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e 4-të të skuadrës, gjatë përfundimit të pjesës së dytë të ndeshjes. 29-vjeçari e gjeti rrugën për tek rrjeta në minutën e 87-të. Për seferin është një moment i jashtëzakoshëm në paraqitjet e tij, pasi në 3 ndeshjet e fundit ka dhënë 3 gol. Edhe pse nga ana tjetër ai nuk është në vizionin e afërt të trajnerit Sylvinho, pasi nuk u grumbullua as në ndeshjen me Andorrën dhe as me Anglinë.

Rikujtojmë se Taulant Seferi ka bërë mjaft mirë në ndeshjet e fundit pasi në 14 paraqitjet e bëra ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

Lajme të tjera |  Nga Partizani, tek... Barcelona: Olsi Rama merr pjesë në transferimin e bujshëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us