VIDEO/ Pamje të rënda nga aksidenti / Nëna vë duart në kokë dhe ulëret! 18-vjeçari me “Audi” i përplasi vajzën 8-vjeçare nga Sllovakia

Pamje të rënda janë publikuar nga aksidenti pasditen e sotme në Gjirin e Lalzit, ku makina përplasi një 8-vjeçare sllovake.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit, një 18-vjeçar me “Audi”, sapo kishte marrë patentën. Fëmija ka qenë duke lëvizur në rrugë te zona e njohur si Kryqëzimi i Lurës, kur u godit nga automjeti i drejtuar nga i riu.

Fëmija i aksidentuar është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore, ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Lajme të tjera |  Debati për Zvërnecin/ Bido: Ku ishit ju në 30 maj? Hipokritë, i përgjigjet Balliu: Ju folët sepse u doli videoja!

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën  drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us