VIDEO/ Uerdi Mara nuk ka të ndalur, ish-mesfushori i Skënderbeut gjen sërish rrugën e rrjetës me Dinamo Batumin

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Uerdi Mara po kalon një moment të artë te skuadra e Dinamo Batumit në Gjeorgji. 27-vjeçari gjeti sërish rrugën e rrjetës në duelin e vlefshëm për raundin e 1/16-ve të Kupës, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1 me 4.

mara

Mara realizoi golin e tretë të sfidës, teksa më herët kishte shënuar Paulo Vitor dopietë me penallti, ndërkohë që goli i katërt u shënua nga Dmitri Madriçenko.

GOLI I MARËS: VIDEO 

Mesfushori nga Maliqi është një nga lojtarët më në formë te Dinamo Batumi, ku në 19 javë kampionat ka shënuar 4 gola si dhe ka asistuar 7 herë.

 

Lajme të tjera |  HISTORIKE/ E ardhmja e sulmit të Shqipërisë, debuton si titullar me Juventusin e Spaletit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us