Vijojnë luftimet/ 14 të vrarë nga sulmi izraelit në Gaza, shumica gra dhe fëmijë

Të paktën 14 persOna kanë humbur jetën këtë të shtunë në Gaza pas një sulmi ajror izraelit. Raketat goditën dy banesa duke shënuar bilkancin tragjik. Sipas drejtorit të përgjIthshëm të Ministrisë së Shëndetësisë Munir Al-Bursh mes 14 të vrarëve, shumica janë gra dhe fëmijë. Nga sulmi kanë mbetur të plagosur 9 persona.

“Deri në këtë moment kemi pranuar 14 trupa, kryesisht gra dhe fëmijë dhe nëntë persona të lënduar pas sulmeve ajrore në dy shtëpi në Jabalya Veriore”, tha ai

Të plagosurit janë dërguar në një qendër të improvizuar si spital. Pritet që bilanci të rritet. Ndërkohë OKB ka bërë sërish thirrje sot që të ndalet lufta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us