Vera e vitit 2024 parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike, duke shtuar mundësitë për zjarre të shpeshta. Për herë të parë këtë vit do të ngrihen stacione provizore pranë zonave me risk të lartë, ndërkohë që pjesa e dëmtuar në Pishëporo është mbjellë me fidanë të rinj në kuadër të rigjenerimit të masivit pyjor.
Kreu i emergjencave civile Haki Çako nga Pishporo, një nga zonat që u përfshi masivisht nga zjarret një vit më parë, u shpreh se është e domosdoshme që përpara këtij sezoni të rritet aftësia reaguese në kohën e duhur. Për këtë tha ai se po punohet edhe me partnerë ndërkombëtarë.
“Jemi në disa programe të rëndësishme që na rrisin aftësinë reaguese, ne po punojmë se shumë shpejt është miratuar një fond prej 30 milionë euro nga qeveria italiane për modernizimin e shërbimit zjarrfikës. Së shpejti do të nisë edhe projekti i monitorimit i mbështetur nga qeveria japoneze”, tha Çako.
Po ashtu në prag të sezonit veror ministrja Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve për t’i porositur për pastërtinë e stacioneve të plazhit dhe për kontrollet që duhet të kryejnë për të garantuar sigurinë e pushuesve.
“Pastërtia e stacioneve të plazhit, lufta jonë më e mdhe., është detyrë e drejtpërdrejt e bashkive. Operacion plazhet e pastra nga qershorui deri në shtator, agjencia kombëtare e brefdetit do të shtojë kapacitetin e pastrimit me një operator suplementar që e merrr agjencia dhe bashkëpunon me bashkinë. Çdo bashki ka marrë listën me subjektet e miratuara, çka i jep mundësinë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të lidhë kontratat definitive dhe subjektet të fillojnë të ndërtojnë beach-baret. IKMT do të jetë në territor për të verifikuar që leja e dhënë për një strukturë të lehtë të çmontueshme të mos kthehet në beton. Janë leje të përkohshme ndërtimi. Iku koha kur fillohej me një barakë dhe përfundohej me një pallat. Këtu nuk do të ketë tolerance”, tha Kumbaro.
Mirela Kumbaro nënvizoi edhe nevojën për të përmirësuar tabelat orientuese në hyrje dhe rrugët e qytetit për turistët.