“Vllaznia ka probleme, lë për të dëshiruar në gjithçka”, Redi Jupi paralajmëron Edi Martinin: Nëse vazhdojnë kështu…

Ish-mesfushori i Kombëtares Redi Jupi, si pjesë e përhershme e panelit në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ka ndryshuar “tonet” për ekipin e Vllaznisë.

Ai ka marrë tjetër qasej, krahas superlativave që i jepte skuadrës shkodrane në javët e para të Superiores. Jupi shkon më tej, se kuqeblutë kanë probleme në drejtime të ndryshme:

“Ishin disa javë që Vllaznia u pa më lartë në raport me rivalët, u duke sikur ishte skuadra për tu mundur në Superiore. Ndërkohë, 2-3 javët e fundit, nuk është më kështu.

Një Vllazni që ka probleme, edhe pse pikët i ka marrë. Lë për të dëshiruar në ekipin e Edi Martinit cilësia në lojë, cilësia e lojtarëve, performacat e disa lojtarëve që janë shtylla e ekipit apo futja në mëdyshje e trajnerit. Në një moment të caktuar, fati ose rrethanat nuk do jenë në favorin e tyre. Do të humbin pikë nëse vazhdojë të luajnë kështu”.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Ndryshim DRASTIK për Armando Brojën, sulmuesi i Kombëtares surprizon me vendimin që mund t’i ndreqë karrierën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us