Tomas Kiri do vijojë të jetë pjesë e Dinamos edhe për dy sezonet e ardhshme. Është vetë klubi kryeqytetas që e ka njoftuar rinovimin me portierin 21-vjeçar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kiri shihet si një element me shumë perspektivë dhe që ofron garanci për të ardhmen te kryeqytetasit e sidomos për trajnerin Ilir Daja.
“Urojmë që së bashku të arrijmë objektivat për të fituar të tjerë trofe”, shkruan më tej Dinamo në komunikimin e tyre.
Më herët, 21-vjeçari ka qenë pjesë e italianëve të Unoted Riccione, ndërsa ka luajtur po ashtu në kampionatin shqiptar me skuadrat si Tirana, Kastrioti, Shkëndija U-19, ndërsa zanafillat e karrierës i pati tek Vllaznia U-15.





