KOSOVË- Për raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian, njohja e targave të Kosovës nga ana e Serbisë, përbën praktikisht një hap drejt njohjes de facto.
Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Von Cramon u shpreh se ndihet e turpëruar që qytetarët e Kosovës kanë pritur deri në vitin 2024 për liberalizimin e vizave, në një kohë kur kriteret sipas saj, ishin përmbushur që më 2018.
“Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, ajo tha se liberalizimi i lehtëson disa gjëra duke mundësuar që secili të ketë qasjen e njëjtë në Bashkimin Evropian, por ajo që duhet të krijomë është perspektiva ekonomike në Kosovë, e që duhet të ketë nxitje për vetëpunësim, vende pune të paguara mirë”, tha ajo.
E sa i përket vizitës së saj në Kosovë, Cramon tha se është takuar me palë të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm edhe nga opozita edhe nga qeveria, duke shtuar se është një pamje paksa e përzier dhe ka shumë rrugë për tu bërë dhe ka një lloj niveli të frustrimit, në kuptimit e gjërave që nuk po ecin në mënyrën që do të duhej të ecnin.