Dita e sotme fillon me vranësira. Në vendin tonë do të mbizotërojë moti i ngrohtë dhe të lagësht në pothuajse të gjithë territorin.
Gjithsesi herë pas here pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi DERI në 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë