Vrasja brenda familjes në Tiranë, reagon policia! Vehap Cami i shkoi në banesë dhe vrau vëllanë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku vëllai vrau me armë zjarri vëllanë dhe më pas edhe veten. Mësohet se autori i vrasjes është shtetasi Vehap Cami, i cili ka vrarë në banesën e tij të të vëllanë Lulzim Cami dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e Lulzim Camit.

Viktimat janë 63 dhe 68 vjeç, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. Policia është duke marrë në pyetje familjarët e tyre, në mënyrë që të zbardhë ngjarjen e rëndë,  që është e para me pasojë jetën për vitin 2024.

Lajme të tjera |  "Po pres avionët F-35 nga Trump!", Erdogan: Shqetësimet e Greqisë janë të pa baza! Turqia nuk përbën kërcënim për askënd

“Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us