Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar pas vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori rreth orës 11:00 të paradites së sotme në Fier.
“Grupi hetimor po kryen hetimet, janë marrë të gjitha masat për kapjen e autorit.
Është identifikuar autori po punohet sqarimin e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes që çuan në këtë krim të rëndë. ju siguroj që brenda një kohe të shkurtër policia e shtetit në lidhje me rastin do të vejë para drejtësisë autorin”, tha Muhamet Rrumbullaku