Prokuroria e Elbasanit mësohet se ka kërkuar masën e arrestit në burg për Sokol Mjacajn dhe për 12 zyrtarët e IEVP Peqin të ndaluar, pas ngjarjes së rënë më 15 drejtor, ku Mjacaj vrau me armë zjarri në qelinë e tij të burgosurin, Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.
Bëhet me dije se sot është dorëzuar kërkesa në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurisë.
Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë në burgun e sigurisë së lartë, u ngritën dyshime edhe mbi zinxhirin komandues të këtij institucioni, dhe u ndaluan 12 persona.
Mes të ndaluarve janë drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe 3 shefa policie në këtë IEVP, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Të ndaluarit:
K. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;
Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;
N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;
V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;
A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;
F. P., 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;
I. B., 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;
F. M., 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;
Genci Muça, 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;
Indrit Dubali, 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.
Klement Haka, 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;
Erjon Çela, 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;